Izet Mexhiti nga VLEN nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me propozim-ligjin për “branitellat”. Mexhiti shkruan se ky është ligj i Sllavjanka Petrovskës dhe Blerim Bexhetit dhe se i njëjti nuk do të kalojë.

Mexhiti gjithashtu thekson se BDI, LSDM dhe “E Majta” kanë bashkuar forcat për të realizuar paralajmërimet për destabilizim të vendit.

“Paralajmërimet për destabilizim po marrin formë! Milionerët e Frontit – BDI, pinjollët e Lidhjes komuniste të Jugosllavisë – LSDM dhe përfaqësuesit e të majtës fashiste – LEVICA, kanë bashkuar forcat për të realizuar paralajmërimet për destabilizim të vendit dhe nxitje të tensioneve etnike. Me këtë qëllim ata sot në rend dite në Kuvend futën propozim ligjin e branitellave e po llomotitin me shpifje të llojit të tyre”.

“Deputetët tanë janë kundër plotësimit të ligjit për branitellat pa ligj për privilegjet e pjesëtarëve të UÇK-së. Publikisht pyes: a është ligji për branitellat tentim për të nxitur tensione ndëretnike dhe për të defokusuar vëmendjen e publikut nga pasurimi marramendës kriminal i udhëheqësve të BDI-së?”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ua rikujtoj milionerëve të BDI-së, se me votat e ministrave të tyre qeveria ka financuar mbrojtjen e Traçullovskit në Hagë; gjatë qeverisjes së tyre disa herë është sjellur ligj për branitellat; ndërsa edhe më keq – në përbërjet qeveritare të BDI-së është plotësuar po i njëjti ligj vetëm që branitellat t’i gëzojnë privilegjet e ndryshme, madje edhe atë të studimeve falas në Universitetin që me gjak e paguajtën ushtarët e UÇK-së, pra Universitetin e Tetovës”.

“Në fund, e përsëris me përgjegjësinë time të plotë: Ligji i Sllavjankës dhe Blerimit për branitellat nuk kalon!”, ka shkruar Mexhiti./Telegrafi/

The post Mexhiti: Paralajmërimet për destabilizim po marrin formë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";