Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, sot ka thënë se nuk ka arsye pse të jep dorëheqje, pas ngjarjeve të fundit në partinë e cila e ka propozuar për ministër, Aleanca për Shqiptarët.
Mexhiti theksoi se çdo herë e ka mbështetur Arben Taravarin, madje tha se me të janë si “një trup dhe një shpirt”.
“Gjithmonë kam qenë pas Taravarit. Unë dhe Taravari jemi si një trup dhe një shpirt. Kemi qenë cimera, jemi miq, jemi shokë, bashkëpartiakë dhe bashkëpunëtor në punën e përditshme si neurolog”.
“ASH është një, ASH ka kryetarin legjitim edhe ASH do të vazhdojë me politikat e saja, posaçërisht me politikat shëndetësore që vërtet ky shtet i ka 30 vitet e fundit, për këta 11 muaj. A mundet më mirë, mundet shumë ma mirë, për gjithçka tjetër do të jeni të informuar nga organet e partisë. Do t’i ndjekim se si do të ecin rastet, ne nuk kemi pse të japim dorëheqje prej postit të ministrit të Shëndetësisë”, shtoi Mexhiti.
The post Mexhiti: Nuk kam pse të jap dorëheqje, gjithmonë kam qenë pas Taravarit appeared first on Telegrafi.