Mexhiti: Nuk e di ku është Artan Grubi, duke u arratisur vërtetoi se është fajtor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, në një paraqitje në TV24 ka thënë se nuk e di saktësisht se ku ndodhet Artan Grubi, por shtoi se “sipas deklaratave të Ahmetit ai ndodhet në Shqipëri”. Sipas Mexhitit, Grubi ka ikur vetë pa ndihmën e Qeverisë.

“Ahmeti konfirmoi se Grubi ndodhet në Shqipëri, por nuk kam informacion konkret. Sipas informacioneve të mia, qeveria nuk e ka liruar, por ai ka persona në MPB që aktualisht janë në ndjekje penale. Ai ka shfrytëzuar momentet e fundit për t’u arratisur dhe ka deklaruar se do të kthehet, por nuk e bëri dhe me këtë vërtetoi se është fajtor”, ka thënë Mexhiti.

Ai po ashtu theksoi se pret që të gjithë ata që ikën nga vendi të kthehen dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

The post Mexhiti: Nuk e di ku është Artan Grubi, duke u arratisur vërtetoi se është fajtor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy