
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka komentuar kërkesën e ministres së Energjetikës Sanja Bozhinovska drejtuar Byrosë së Metrologjisë, që të vihen në punë pajisjet e sofistikuara për testimin dhe verifikimin e matësve të energjisë elektrike.
Mexhiti në Facebook shkruan se nuk duhet të ketë fatura paushalle për energjinë elektrike, ndaj me këtë veprim do të shqyrtohen të gjitha ankesat e qytetarëve.
Reagimi i plotë:
“Mjaftë më me padrejtësi! Nuk duhet të ketë fatura paushalle për shpenzimet elektrike! Matësit nuk duhet të mbeten të pakontrolluar për 7 vite, ndërsa qytetarët të paguajnë fatura të pasakta! Do të vendoset kontroll i rreptë dhe çdo ankesë do të ketë ku të raportohet. Një trup i pavarur shtetëror do t’i shqyrtojë të gjitha ankesat në mënyrë të drejtë dhe transparente! Parregullsitë nuk do të tolerohen, shteti qëndron në mbrojtje të qytetarëve!”, ka shkruar Mexhiti.
The post Mexhiti: Nuk duhet të ketë fatura paushalle për energjinë elektrike, do të vendoset kontroll i rreptë appeared first on Telegrafi.