Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e koalicionit VLEN dhe njiherit edhe zv/kryeministri, Izet Mexhiti, para mbledhjes së Trupit Koordinues Politik të VLEN-it, tha se edhe përkundër pushimeve verore, qeveria deri më 22 korrik do të kompletohet, duke përfshirë, emërimin e të gjithë zv/ministrave, drejtorëve dhe sekretarët shtetëror.

“Jemi duke përfunduar si koalicon me emërimet me kuadrot më të mira, d.m.th me konsultat në organet partiake, me konsultat edhe brenda partive, sepse nuk jemi të ngurtë, bëjmëe dhe këmbime në funksion, sepse të gjejmë kuadro sa më të mirë, sa më dinjitoz dhe mendoj se deri më 20 apo 22 korrik, qeveria do të kompletohet, d.m.th me gjithë zv/ministrat, sekretarët shtetëror dhe drejtorët e rëndësishëm”, tha Mexhiti.

Ndërkohë, në disa drejtori tani më vetëm se kanë filluar të emërohen ushtrues detyre të drejtorit, por kanë mbetë edhe disa të tjera. Kujtomë se në qeverinë e re të Hristijan Mickoskit që fitoi bindshëm në zgjedhjet e 8 majit bëjnë pjesë edhe koalicioni VLEN dhe Lëvizja Znam e Maksim Dimitrievskit. /Shenja

The post Mexhiti nga VLEN: Qeveria do të kompletohet deri më 22 korrik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";