
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, që është pjesë e Koalicionit VLEN Izet Mexhiti, në një postim n Facebook ka shkruar se “ndryshimin askush nuk e ndal dot, ndonëse është i vështirë në fillim, i ngatërruar në mes, por është jashtëzakonshëm në fund”.
Mexhiti mes tjerash ka shkruar se “ndryshimi nuk ndalet nga oportunistët e demagogët që refuzojnë të ndryshojnë, por as nga politikanët e varur e oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën”.
“Ndryshimi është i vështirë në fillim, i ngatërruar në mes, dhe i jashtëzakonshëm në fund. Por askush s’e ndal dot. As oportunistët, as demagogët që refuzojnë të ndryshojnë. As politikanët e varur, as oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën. Sepse ndryshimi është thirrja e popullit. Dhe kur populli bashkohet, ndryshimi ndodh”.
“Ndryshimi vazhdon. Bashkë me qytetarin e ndershëm. Bashkë me aktivistin e drejtë. Bashkë me militantin e sinqertë. Fryma e ndryshimit bashkon. Sepse ndryshimi VLEN. Paçit një ditë të bukur të gjithë”, ka shkruar Mexhiti.
The post Mexhiti: Ndryshimin nuk e ndalin politikanët e varur e oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën appeared first on Telegrafi.