Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti deklaroi se miratimi i ndryshimeve kushtetuese lidhur me Kornizën Negociative të Maqedonisë së Veriut me BE-në do të jetë kusht për një koalicion të mundshëm pas zgjedhjeve parlamentare me OBRM-PDUKM-në ose LSDM-në.

Mexhiti në emisionin “360 gradë” tha se për shqiptarët, por edhe për të gjithë qytetarët e tjerë të Maqedonisë, prioritet mbi prioritetet janë integrimet evropiane, andaj edhe qëndrimi i tyre është i qartë, duke bërë ndryshimet kushtetuese që do të hapnin rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Lëvizja Demokratike, sipas tij, nuk do të pranojë me asnjë çmim të jetë pjesë e një qeverie që nuk do të ketë prioritet “fillimin e punës me integrimet evropiane”.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër, nuk kemi alternativë tjetër. Ne nuk e shohim veten si pjesë e një qeverie që nuk do të ketë orientim euroatlantik. Këtë e dëshmuam para dy vitesh, me kontributin e Kastriot Rexhepit, por edhe timin, me faktin se arritëm ta mbajmë Maqedoninë në rrugën euroatlantike”, tha Mexhiti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mexhiti: Ndryshimet kushtetuese janë kusht për një koalicion të mundshëm pas zgjedhjeve appeared first on Telegrafi.