Mexhiti: Minçev të braktisë retorikën e Apasievit, të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mexhiti: Brenda një viti do të bëjmë aq punësime të shqiptarëve, sa kanë bërë ata brenda tetë viteve

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti paralajmëroi sot punësimin e qindra apo mijëra shqiptarëve, informon Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu
Mexhiti: Brenda një viti do të bëjmë aq punësime të shqiptarëve, sa kanë bërë ata brenda tetë viteve

Advertisement

Kjo deklaratë u demantua menjëherë nga ministri i Administratës, Goran Minçev, i cili tha se punësimet bëhen sipas nevojës e jo me përkatësi etnike, teksa sjelljen e Mexhitin e vlerësoi si “Liza në botën e çudirave”.


Minçev, Mexhitit: Punësimet bëhen sipas nevojave dhe në bazë të cilësisë, premton diçka që nuk është reale

Lexo po ashtu
Minçev, Mexhitit: Punësimet bëhen sipas nevojave dhe në bazë të cilësisë, premton diçka që nuk është reale

Advertisement

Deklarata e Minçevit nxiti sërish reagimin e Mexhitit, ndaj ky i fundit i ka bërë thirrje Minçevit të mos përdorë retorikën e kreut të së Majtës, Dimitar Apasiev.

Reagimi i plotë:

Advertisement

Minçev të mos sillet si një kopje e Apasievit, sepse nuk i ngjajnë aspak njëri-tjetrit.

Goran Minçev duhet ta braktisë retorikën e Dimitar Apasievit dhe të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve në vendin tonë të përbashkët.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëjë transformimin e marrëdhënies së punës nga kontratë në vepër në punësim të përhershëm për rreth 1500 të punësuar në shëndetësi, nga të cilët 750 janë shqiptarë. Për këtë jemi krenarë.

Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore është kategori kushtetuese, e pandryshueshme, e pakthyeshme, që respektohet dhe do të respektohet, i pëlqen kjo Minçevit ose jo! /Telegrafi/

Advertisement

The post Mexhiti: Minçev të braktisë retorikën e Apasievit, të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy