“Ne nuk mund të rrijmë duke u marrë vesh pafundësisht, ka ardhur koha që marrëveshjet e arritura të kthehen në bazë për modernizimin dhe europianizimin e shtetit”.

Këtë e tha mes tjerash sot zv.kryeministri Izet Mexhiti në panel diskutimin për 23-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Mexhiti tha se ditëve të fundit është ringjallur tema e Marrëveshjes së Ohrit, për siç thotë ai, instrument për manipulimin e opinionit.

“Marrëveshja e Ohrit është marrëveshje për shtetin, nuk është marrëveshje për pjesëmarrjen në pushtet të një partie politike përjetësisht. Periudha para nesh do të jetë periudhë që do të hapim një etapë të re të politikës dhe politikbërjes. Maqedonia e Veriut nga një shoqëri me marrëveshje, do të avancojë drejt një shoqërie të marrun vesh”, tha mes tjerash Mexhiti.

The post Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit nuk është marrëveshje për qëndrim pafundësisht në pushtet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";