Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në kuadër të vizitës në Washington, mori pjesë në Interparliamentary Security Forum, që u organizua nga Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt.

Mexhiti thotë se në forum u diskutuan çështje të sigurisë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian.

“Natyrisht, gjatë fjalimit theksova se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sektorin e mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor, pas krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë ishte dhe mbetet kruciale. Në këtë forum pjesëmarrës ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, të cilët ndanë përvojat e tyre në sfidat e sigurisë. Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë globale, duke qenë një aktor i përgjegjshëm dhe burim i eksportit të paqes rajonale”, ka shkruar Mexhiti.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mexhiti: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë globale appeared first on Telegrafi.