Mexhiti: Korridori 8 nuk është më temë politike, por realitet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot ishte në vizitë të punimeve në ndërtimin e Korridorit 8-të, te aksi Gostivar – Bukojçan, që po e realizon konzorciumi “Bechtel & Enka”.

Mexhiti që ishte pjesë e delegacionit, ku ishte kryeministri Hristijan Mickovski, ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski dhe ambasadorja e SHBA-vë Angela Aggeler, tha se pas shumë kohe të humbur me fjalë të zbrazëta, Korridori 8-të nuk është më temë politike, por realitet.

“Sot kisha kënaqësinë që në shoqëri të kryeministrit Mickoski dhe Ambasadores së SHBA-ve Aggeler, të inspektojmë punimet në ndërtimin e Koridorit 8-të në Bukojçan të Gostivarit, ku ka filluar puna me kapacitet të plotë, që më jep shpresë se pas disa viteve do ta shijojmë këtë projekt shumë të rëndësishëm për vendin tonë dhe gjithë rajonin”, tha Mexhiti.

“Koridori 8-të është prioritet mbi prioritete, për zhvillimin e vendit, për zhvillimin ekonomik dhe nuk kam aspak dilemë që me kompaninë “Bechtel & Enka” ne do jemi dëshmitar në javët që vijnë në muajt që vijnë, në realizime të reja drejt realizimit të projektit”, tha Mexhiti duke shtuar se Korridori 8-të është më shumë se një rrugë, është projekt nga i cili të gjithë do të kenë përfitime.

Advertisement

The post Mexhiti: Korridori 8 nuk është më temë politike, por realitet appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy