Zv. kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mbajti një takim pune me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin, Ivana Ginovska, dhe drejtorin e Drejtorisë për Mjedisin, Igor Nikoski, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në takim, siç thuhet në njoftim, u shqyrtua plani akcional për kontrolle të përforcuara të inspektorëve, me qëllim zbatimin efikas të ligjeve për mbrojtjen e mjedisit. Ministri Mexhiti theksoi se kontrollimet inspektuese duhet të kryhen me një dinamikë të shtuar, për të parandaluar aktivitetet ndotëse dhe për të siguruar zbatimin e qëndrueshëm të rregulloreve.

“Si pjesë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Drejtoria e Mjedisit kanë një rol kyç në zbatimin e politikave për mbrojtjen e burimeve natyrore. Mexhiti theksoi se efikasiteti i tyre është thelbësor për ruajtjen e mjedisit dhe se Ministria do të sigurojë mbështetje të plotë për forcimin e kapaciteteve të tyre.

Ministria mbetet e angazhuar për përmirësimin e mekanizmave për monitorim dhe kontroll, me qëllim që qytetarët të jetojnë në një mjedis më të pastër dhe më të sigurt”, tha Mexhiti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mexhiti: Kontrolli i shpejtë inspektiv është prioritet për mbrojtjen e mjedisit appeared first on Telegrafi.