Koalicioni VLEN sot pas mbledhjes së saj ka deklaruar qëndrimet e saja për pozicionimin e kryetarit të ASH-së, Arben Taravari për pjesëmarrjen në zgjedhje lokale, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhit në konferencën e sotme për shtyp tha se më herët e kanë vërejtur se Taravari ka bashkëpunim me BDI-në.
Këto negociata kanë pasur për qëllim përqarjen e VLEN-it dhe shpëtimin e BDI-së e cila është në vdekje klinike.
Mexhiti tha se vendimi i djeshëm i Taravarit, nuk ka mbështetjen edhe të vetë anëtarëve të saj.
Nga atje thonë se vendimi për dalje me lista të veçanta nuk ka qenë pjesë e VLEN-it dhe se kjo shkon në favor të BDI-së dhe ka pasur tendecë për përçarja.
“VLEN ka vendosur që të garojë e bashkuar në zgjedhje lokale edhe me lista të përbashkëta për këshilltarë dhe me kandidat të përbashkët për komuna”, tha Izet Mexhiti.
Mexhiti tha se ne konstatojmë vetë përjashtimin e tij nga VLEN-i./Telegrafi/
The post Mexhiti: Koalicioni VLEN do të garojë me kandidatë dhe lista të përbashkëta në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.