Zv. kryeministri Izet Mexhiti është në vizitë dyditore në Shqipëri, ku do të takohet me krerët shtetëror.

Nga Tirana, Mexhiti tha se, Qeveria është një fillim i ri për Maqedoninë e Veriut dhe siç tha, është një fillim pasi edhe OBRM-PDUKM nuk është e njëjta me OBRM-PDUKM-në e Gruevskit.

“Qeveria përbëhet prej dy shumicave, është shumica maqedone dhe shumica shqiptare dhe pakicave të tjera dhe cili fiton në kampin maqedonas nuk e përcaktojmë ne por votuesi maqedonas ndërsa në kampin shqiptar e përcakton votuesi shqiptar.

Kjo qeveri e re është një fillim i ri për Maqedoninë. Fillimi i ri se është një OBRM-PDUKM nuk ka hipotekën e të kaluarës së Gruevskit, sepse edhe OBRM-PDUKM ka nuancat e veta”, tha Izet Mexhiti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mexhiti: Kjo Qeveri është një fillim i ri për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.