Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti përmes një statusi në rrjetin social Facebook shkruan se me vendimin e djeshëm qeveritar për prishjen e kontratës së qirasë ndërmjet kompanisë “HEJ SHPKNJ” dhe Lotarisë Shtetërore është ndaluar vjedhja e miliona eurove nga një kompani e një deputeti të BDI-së.

Mexhiti shkruan se do të vazhdojnë që të luftojnë bixhozin dhe skemat korruptive që ka lënë pas qeverisja e kaluar.

Reagimi i plotë:

Perandoria e bixhozit po shkatërrohet
Në seancën e djeshme të Qeverisë morëm vendim për prishjen e kontratës së qirasë mes kompanisë HEJ SHPKNJ (pronë e deputetit të BDI-së) dhe Shoqatës Aksionare Lotaria Shtetërore. Përmes kësaj kontrate ishte projektuar vjedhje masive dhe pastrim i miliona eurove nga ana e funksionarëve të lartë të BDI-së.
Kthim mbrapa nuk ka. Epideminë e bixhozit do ta luftojmë deri në fund, ndërsa skemat korruptive të kazinomanëve të politikës do t’i shkatërrojmë pa kompromis.
Ky është vetëm fillimi. Kulla e ndërtuar me letra bixhozi do të shembet shpejtë, ndërsa projektuesit e saj do të japin llogari përpara ligjit dhe përpara popullit. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mexhiti: Kemi ndaluar vjedhjen e miliona eurove nga një kompani e një deputeti të BDI-së appeared first on Telegrafi.