
Zv. kryeministri i parë, Izet Mexhiti për rastin gjyqësor “Alfa”, ku për 16 vjet Agim Islami po vuan dënim me burg, tha se është i bindur se në këtë rast ka shkelje ligjore dhe se po bëhen përpjekje që drejtësia të del në pah.
“Nuk duam si të tjerët ta keqpërdorim, kjo e para. E dyta, pra në parim si VLEN e kemi vlerësuar se është një rast ku ka shkelje ligjore, ku një njeri qëndron pa faj aty (në burg) dhe po bëjmë përpjekje për të dalë drejtësia në pah”, tha ai.
I pyetur nëse ka gjasa që OBRM-PDUKM-ja të ndryshojë partnerët qeverisës, zv. kryeministri i parë, Izet Mexhiti në “Click Plus” tha se gjithçka është e mundur.
Mexhiti për kritikat e opozitës thotë se janë përpjekje për shtrembërim të realitetit.
“Qeveria është dinamike, është qeveri e ndryshimit. Nuk them që është situatë e përkryer. Rastësisht apo jo, në Gjykatën Kushtetuese përnjëherë u hapën shumë çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët. Një Gjykatë e heshtur, e fjetur me dekada, me ardhjen e VLEN-it, me ardhjen e ndryshimit dolën nga sirtarët, shkoj gjuha shqipe, u degradua gjuha shqipe, 8 muaj nuk u prek gjuha shqipe. Ne sot e themi, ky status i gjuhës shqipe në Kushtetutë është nënçmues për shqiptarët dhe ne pretendojmë dhe luftojmë ta përmirësojmë këtë status. Por përderisa e bëjmë këtë do ta ruajmë edhe këtë ligj që ka qenë një lloj avancimi i gjuhës shqipe”, tha Izet Mexhiti
The post Mexhiti: Jam i bindur që në rastin “Alfa” ka shkelje ligjore appeared first on Telegrafi.