Mexhiti: Grubi dhe Osmani nuk përfaqësojnë në mënyrë kredibile elektoratin e BDI-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në intervistë për TV21 tha se qëndrimi i tij në lidhje me kuadrot e
partisë së tij të përfaqësuara në Qeveri dihen dhe se kjo nuk është më e mira e BDI-së.

Sipas tij, ky përfaqësim i BDI-së në Qeveri nuk është mënyra më e mirë për të përfaqësuar partinë në ekzekutiv dhe se kjo vërtetohet me veprimet e deritanishme.

“Kjo vërtetohet qoftë në menaxhimin e projekteve aty për aty, qoftë në investimet kapitale, qoftë në projektet politike. Pra, pothuajse janë të pazëshëm brenda ekzekutivit”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se partia e tij përbëhet nga më shumë vendbanime, ndërsa ai mund të flasë më shumë për Shkupin, ose për degën e BDI-së në Çair.

Advertisement

“Mendoj se Grubi dhe Osmani nuk janë ata të cilët mund të përfaqësojnë në mënyrë kredibilte elektoratin e BDI-së në Shkup”, tha Mexhiti duke përmendur se ka pakënaqësi brenda strukturave partiake në lidhje mosdebatin brenda partisë./Telegrafi/

 

The post Mexhiti: Grubi dhe Osmani nuk përfaqësojnë në mënyrë kredibile elektoratin e BDI-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy