Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti thotë se është e fshehtë publike bashkëpunimi i BDI-së me ish kryeministrin e arratisur, azilantin Nikolla Gruevski.

Mexhiti në “Click Plus” pyeti se pse Sasho Mijallkov vuan dënim në burgun me të cilin menaxhon BDI.

“Mendoj se është e fshehtë publike për bashkëpunimin e BDI-së me Gruevskin. Unë edhe në debate tjera e kam hapur, pse u deshtë dmth Gruevski në vend të shkojë prej Maqedonie, Serbi, Hungari, shkoi përmes Shqipërisë. Veç po e hapim si dilemë. E dyta, dilema tjetër është se pse Sasho Mijallkov qëndron bash në burgun që udhëheq BDI. E treta, BDI asnjëherë nuk ka qenë e kyçur në kazino, në kredi të shpejta, në energjetikë, disa segmente. Pra, qartë është se kush është mentori i kësaj mendësie të BDI-së”, theksoi Mexhiti.

The post Mexhiti: Është sekret publik bashkëpunimi i BDI-së me Gruevskin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";