Mexhiti: Edhe pse funksioni nuk është i rregulluar me ligj, unë jam zëvendëskryeministër i parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit, Izet Mexhiti theksoi se funksioni i tij rregullohet me Rregulloren e Qeverisë.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski për “marrëveshjen xhentëllmene” për postin e zëvendëskryeministrit të parë në Qeveri, Mexhiti tha se është e vërtetë se ka një marrëveshje për këtë.

“Ne kemi një marrëveshje. Unë jam zëvendëskryeministri i parë dhe këtë e ka shpjeguar edhe Kryeministri. Është e vërtetë që nuk është e rregulluar ligjërisht.

Dhe në të kaluarën zëvendëskryeministri i parë nuk ka qenë i ligjshëm, por është rregulluar me Rregulloren e Qeverisë, ku saktë thuhet se ka zëvendëskryeministër të parë dhe jam unë”, tha Mexhiti në “Top Tema”.

Advertisement

Mexhiti foli edhe për balancuesin ku tha se një angazhim i përbashkët rreth balancuesit, përveç përfaqësimit etnik, është që të ketë cilësi në përzgjedhje.

“Sepse realisht në të kaluarën për shkak të punësimeve partiake është lënë pas dore cilësia e administratës nga të dyja komunitetet”, shtoi Mexhiti./Telegrafi/

The post Mexhiti: Edhe pse funksioni nuk është i rregulluar me ligj, unë jam zëvendëskryeministër i parë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy