Mexhiti: Duhet riorganizim i plotë i sistemit shëndetësor në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti ka folur për problemet në shëndetësi. Ai tha se ka problem të caktohet termin tek mjeku specialist dhe problem janë procedurat diagnostikuese, andaj qytetarët detyrohen të paguajnë në shëndetësi private.

Ai theksoi se ai dhe ekipi i tij po punojnë për tejkalimin e këtij problemi.

“Tre javë më parë i lëshuam të gjitha ekipet, të gjithë kontrollorët dhe inspektimet janë në terren. Kemi një përmirësim në këtë kontekst. Më tej do të dalim me rezultatet e sakta se sa është përmirësimi. Ne e dimë që ka një problem, e kam thënë që në ditën e parë që duhet një riorganizim i plotë i sistemit shëndetësor në vendin tonë. Duhet sistematizimi i shëndetësisë, jemi duke punuar shumë, kemi marrë masa dhe do të kemi rezultate të sakta për disa javë, se jemi përmirësuar dhe do të vazhdojmë të punojmë”, tha Mexhiti.

Sa i përket diagnozës, ai tha se punon së bashku me ekipin e tij dhe se problemi është në sistemim dhe riorganizim./Telegrafi/

Advertisement

The post Mexhiti: Duhet riorganizim i plotë i sistemit shëndetësor në RMV appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy