Rasti në Klinikën e Onkologjisë, ku janë vjedhur citostatikë për nevojat e pacientëve të prekur nga kanceri, ka shkaktuar debate dhe reagime në vend por dhe zemërim te pacientët dhe familjarët e atyre që kanë humbur më të afërmit e tyre nga sëmundja e kancerit. Prokuroria Themelore në Shkup po vazhdon të zhvilloi hetime lidhur me këtë skandal.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka bërë thirrje deri te pacientët t’i denoncojnë të gjitha parregullsitë me të cilat ballafaqohen në sistemin shëndetësor. Ai ka nënvizuar se parregullistë nuk mund të zgjidhen brenda natës. Mexhiti ka theksuar se të gjitha abuzimet do të trajtohen me seriozistet.

“Pacientët e Klinikës së onkologjisë marrin terapi cilësore dhe përsëriti se aty, siç shprehet, punojnë profesionistë të lartë. Në ndërkohë, Ministria bashkëpunon me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë. Gjithçka duhet nga ana jonë… dokumente plus këshillim dhe dokumentacion çfarë nuk është kërkuar, ne jemi shumë transparentë dhe të hapur dhe jemi këtu për të ndihmuar në zgjidhjen e rastiti sa më shpejt të jetë e mundur. Ju garantoj si Ministër i Shëndetësisë, se do të ketë një zgjidhje të rastit dhe i gjithë stafi mjekësor nuk do të jetë nën presion, dhe do të ketë një emër dhe mbiemër të saktë se kush ka bërë një gabim dhe kush do të ketë pasoja”, u shrpeh Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM, theksoi se krimi mund të ishte parandaluar nëse autoritetet shëndetësore do të kishin vënë në funksion të ashtuquajturin sistemin KATO, që lejon kontrollin mbi terapinë dhe medikamentet. Sipas tyre, krimi në Klinikën e Onkologjisë, ka filluar në vitin 2017, kur ky sistem u shfuqizua edhe pse u prokurua për 350 mijë euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pra, për gjashtë vjet KATO është mbyllur, me vite theksohet krimi, ka raste të kapjes së vjedhjeve dhe shitjeve, drejtorët po ndryshojnë, por askush – absolutisht askush, as qeveria, as ministër, as doktor, as prokuroria, nuk pyet pse sistemi KATO është fikur kur është blerë dhe nuk kthehet në përdorim!?”, u shpreh Naum Stoilkovski – zëdhënës i VOBRM-PDUKM-së.

Ndërkohë nga LSDM, kanë kërkuar nga OBRM-PDUKM, të mos e politizojnë rastin duke i keqpërdorët pacientët, por ta presin veprimin e institucioneve kompetente.

Ndryshe nga Prokuroria kanë bërë të ditur se rasti është ende në fazën e hetimeve paraprake dhe janë duke u analizuar provat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Mexhiti: Do të ketë zbardhje të rastit në Onkologji appeared first on Telegrafi.