Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në një paraqitje në TV Sitel, komentoi dështimin e interpelancës ndaj tij, duke theksuar se “deputetët e BDI-së nuk besojnë më në politikat e tyre”.
Ai tha se “dështimi i interpelancës tregon se BDI po fundoset”.
“Nëse nuk gaboj, në historinë e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, interpelanca e fundit ndaj meje është një huqje totale me vetëm 3 vota. Kjo tregon se udhëheqësit e BDI-së e kanë humbur kompasin, ku as deputetët e tyre nuk besojnë më në politikat e tyre që assesi të heqin dorë nga personat në listë të zezë, nga skandalet korruptive, nuk fokusohen në reforma por vazhdojnë me iniciativa të cilat as vet i besojnë.”
“Pas dështimit të interpelancës ndaj meje, është bërë e qartë që as anëtarët, as deputetët dhe as udhëheqësia e BDI-së nuk besojnë më në politikat e tyre. Për këtë arsye, i bëj thirrje anëtarëve të sinqertë të BDI-së, që të bashkohen me Lëvizjen Demokratike dhe VLEN-in, sepse tek ata anija po fundoset”, deklaroi Mexhiti.
The post Mexhiti: Dështimi i interpelancës ndaj meje tregoi se as deputetët e BDI-së nuk besojnë më në politikat e tyre appeared first on Telegrafi.