Izet Mexhiti sot në një paraqitje për media tha se brenda kësaj jave do të ketë iniciativë për shkrirjen e VLEN-it në një parti politike. Ai i kërkoi Taravarit që të sqarohet për deklaratat e tij, duke shtuar se është i vetmi që ka dilema nëse VLEN-i duhet të bashkohet.

“I vetmi që ka dilema dhe që e sheh si të mundshme bashkëpunimin me BDI-në është Taravari. VLEN është anti-pod i BDI-së dhe nuk ka logjikë bashkëpunimi me BDI-në. Në atë moment që bashkëpunohet me BDI-në humb kuptimi i ndryshimit dhe i asaj për të cilën kemi kërkuar votën. Ne si subjekte shqyrtojmë mundësinë që të dëgjojmë votuesit, të cilët më herët kanë kërkuar bashkim opozitar, ndërsa tani kërkojnë shkrirjen e VLEN-it në një parti”.

“Brenda javës do të ketë iniciativë që VLEN-i të jetë një opsion. Përkrahësit e VLEN-it kërkojnë që katër partitë politike, LD, Besa, Alternativa dhe Vetëvendosja, kërkojnë këtë, i vetmi që ka dilema është Taravari, i cili duhet të sqarohet se nuk mund edhe të jesh pjesë e VLEN-it edhe të bashkëpunosh me BDI-në”, tha mes tjerash Mexhiti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, Taravari në emisionin “PodGo” më herët deklaroi se u ka ofruar krerëve të VLEN-it që në zgjedhjet lokale të shkojnë me lista të ndara për këshilltarë për komunat, ndërsa me kandidatë të përbashkët për kryetarë, propozim që është refuzuar nga kryetarët e partive tjera të koalicionit VLEN. Ndërsa më pas Taravari ka thënë se këtë periudhë do të vendosë se si partia e tij do të garojë në zgjedhjet lokale./Telegrafi/

The post Mexhiti: Brenda javës do të ketë iniciativë për shkrirjen e VLEN-it në një parti, i vetmi që ka dyshime është Taravari appeared first on Telegrafi.