Mexhiti: Borxhi ndaj kompanisë për Qendrën e re Klinike, nga 8 ka arritur në 20 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti duke folur në “Summer Click” në TV21 për Qendrën e re Klinike, tha se borxhi ndaj kompanisë italiane për shkëputjen e marrëveshjes për ndërtimin e një Qendre të re Klinike në Shkup nga tetë milionë ka arritur në 20 milionë euro.

“Kemi formuar një organ koordinativ në Qeveri prej të gjitha palëve që janë të prekura. Kemi zgjedhur edhe një shtëpi avokature amerikane, ndër më të mirat. I vetmi qëllim i imi ka qenë që t’u qasemi të gjitha problematikave me seriozitet dhe mos të dëmtohet buxheti i shtetit. Siç e di opinioni, ka qenë një projekt tetë milion euro, tash ka arritur në arbitrazh në Londër procesi gjyqësor ka arritur në 20 milionë, por mund të arrijë edhe më tepër”, tha Mexhiti.

Ministri tha se këtë Qendër të re nuk e ka premtuar ai personalisht si ministër, por që është angazhuar për këtë prombelmatikë.

“Qendra e re klinike është biseduar shumë herë. Unë atë nuk e kam premtuar. Ajo është një sfidë shumë e madhe. Jam qasur shumë me seriozitet edhe unë edhe ekipi im në ministri. Për këtë duhet të kemi një mirëkuptim më të gjerë e që duhet ta shprehim edhe në publik, për të qenë serioz dhe transparent deri në fund edhe me opozitën dhe njëherë e përgjithmonë, siç e dimë gjithë ky është një projekt kapital për shtetin. Unë mendoj se njëherë e përgjithmonë do të përmbyllen të gjitha këto probleme objektive. Jo se janë të vjetra ndërtesat por ajo që unë e kam ankesë si mjek por edhe tash punojmë në atë drejtim si ministër, faktikisht nuk ka pasur mirëmbajtje të mirëfilltë. Secila klinikë ka buxhetin e vet që i delegon ministria për shëndetësi”, tha Mexhiti.

Advertisement

Sipas ministrit, ka disa brende të njohura botërore të interesuara për qendrën e re klinike, por gjithsesi, nuk duhet shpejtuar/

The post Mexhiti: Borxhi ndaj kompanisë për Qendrën e re Klinike, nga 8 ka arritur në 20 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy