Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, në Top Tema në TV Telma bëri të ditur se ka pasur ofertë për ta ndarë VLEN-in. Mexhiti tha se i kanë ofruar të kthehet në BDI, dhe ta marrin partinë dhe ta reformojnë.

Siç bëri të ditur Mexhiti, nuk e ka pranuar ofertën, pasi që siç shtoi ka pranuar të jetë pjesë e ndryshimit në koalicionin VLEN.

“Ka tentime dhe kishte tentime për ndarje të VLEN-it. Ofertën e parë e kisha unë, nga ndërmjetësues, më thanë hajde në BDI, tash nuk është Artani, do të pastrohet edhe më tej partia, Ahmeti do të pensionohet, e marrim partinë dhe e reformojmë. Pro unë nuk pranova, se kam pranuar të jem pjesë e ndryshimit në VLEN. Siduket Taravari ka pranuar ndonjë ofertë”, deklaroi Izet Mexhiti.

Ai gjithashtu tha se “kontributi i Taravarit në fitoren zgjedhore të VLEN-it nuk mund të minimizohet, por fakti që ai e ndau partinë duke u larguar nga koalicioni nuk mund të injorohet”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mexhiti: BDI më kontaktoi të parin mua me qëllim për ta ndarë koalicionin VLEN appeared first on Telegrafi.