Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti ka theksuar se gjatë vitit 2016 ai kishte iniciuar shkëputjen përfundimisht me Gruevskin dhe regjimin e tij dhe krijimin e qeverisë me LSDM-në, kryesisht për shkak të debllokimit të anëtarësimit të vendit në familjen euro-atlantike.

“Por më vonë e kuptuam se as atëherë dhe as sot, BDI nuk ishte ndarë kurrë me Gruevskin dhe jemi dëshmitarë se e rregulluan gjithë terrenin që ti hiqen gjitha barrierat ligjore dhe ai të mund të kthehet në vend, ndërsa njëjtë vepruan edhe me lëndët e njeriut që ishte bashkëfajtor për regjimin 11 vjeçar të Gruevskit, kushëri i tij dhe shef i Shërbimit sekret që përgjoi mbi 20 mijë qytetarë, Sasho Mijallkov”, tha Mexhiti në “Kanal5”.

Mexhiti shtoi se ideja për ndryshimet në Kodin Penal, është e BDI-së për të mbrojtur bizneset e lidershipit të BDI-së me Gruevskin dhe Mijallkovin.

The post Mexhiti: BDI asnjëherë nuk është shkëputur nga Nikolla Gruesvki appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";