Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri i parë Izet Mexhiti tha se Balancuesi është mekanizëm i devalvuar dhe se sipas tij, “i ka dalur koha”.

“Për hir të së vërtetës, Balancuesi në vitet e para pas luftës ka dhënë rezultate efektive në përfaqësimin kuanitativ të shqiptarëve, por jo edhe këto 4 apo 8 vitet e fundit, ku shpesh herë në opinion kanë dalë disa raste ku është devalvuar dhe ka kundër efekt”, tha mes tjerash Mexhiti.

Mexhiti në “Daily Click” tha se në marrëveshjen politike mes OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it, ky mekanizëm do të avancohet në ligj.

Mexhiti poashtu njoftoi se së shpejti Qeveria pritet të miratojë projektin për ndërtimin e parkingut nëntokësorë në Çarshinë e Shkupit. Mexhiti tha se projekti kap vlerën e 20 milionë eurove.

Advertisement

“Kemi marrëveshje dhe besoj në mbledhjen e ardhshme, një ndër mbledhjet e ardhshme do të kalojë edhe parkingu për Çarshinë e vjetër, parkingu nëntokësor që është faza e tretë e sheshit, që është projekt diku 20 milionë euro dhe zgjedh problemin jetik dhe kryesor të Çarshisë së vjetër, çështjen e parkingut”, deklaroi Mexhiti në “TV21”.

Mexhiti foli edhe për ndarjen e buxhetit prej 35 milionë euro për Unversitetin “Nënë Tereza”. Mexhiti tha se është koha për të punuar për cilësinë e arsimit të lartë shqip.

Mexhiti shtoi se ky është projekti më i madh dhe një ndër më voluminozët një projekt puro shqip.

 

Advertisement

The post Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy