Mexhiti: ASH duhet t’i sqarojë vetes se a do jetë me VLEN-in ose do shkojë me BDI-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i LD-së dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izat Mexhiti, për ministrat shqiptar të arrestuar për rastin e Koçanit, u shpreh i bindur se nuk janë fajtor dhe se presim epilogun e gjyqësisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Të ndaluarit i njohë shumë mirë, sepse shumica janë nga Çairi. Disa prej tyre vetëm i kam propozuar për ministra dhe prandaj jam shumë i bindur se ato janë të pafajshëm. Por do presim epilogun e gjyqësisë”, tha Mexhiti në “ClickPlus” në “TV21”.

Mexhiti tha se në qeveri kanë marrëveshje politike për përfaqësim të drejtë të shqiptarëve. Ai tha se janë pyetje ditët se kur do paraqitet në Kuvend drafti i ligjit për përfaqësim dhe adekuat.

Mexhiti tha se BDI opozita shiptare po tenton që të manipulojë opinionin me lajme të rrejshme.

Advertisement

Lidhur me përplasjet në VLEN, Mexhiti tha se nesër presim nëse Taravari do të jetë pjesë e VLEN-it.

“Ata duhet t’i sqarojnë vetes se a do jenë me VLEN-in ose do shkojë me BDI-në”, tha Mexhiti.

Mexhiti megjithatë se nuk besoj se Taravari, i cili gjithmonë ka qenë antipod i BDI-së, të shkoj të bashkëpunojë me ata.

“I kemi dhënë një ofertë të mirë ASH-së të cilën edhe e kemi favorizuar ndaj partive tjera”, tha Mexhiti./Telegrafi/

Advertisement

The post Mexhiti: ASH duhet t’i sqarojë vetes se a do jetë me VLEN-in ose do shkojë me BDI-në appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy