Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN sot në një konferencë për shtyp pyeti kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti se a u ka dhënë urdhër organizatave komunale që të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 8 maj, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mexhiti tha se BDI tani po mundohet të shkaktojë krizë politike në vend për të shpëtuar të korruptuarit në radhët e veta, duke u munduar që qeveria teknike të zgjasë më shumë se 100 ditë.

“Sot pyesim publikisht se a është e vërtetë se ju keni dhënë urdhër organizatave komunale që të organizojnë bojkot të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale edhe pse jeni takuar me Stevo Pendarovskin dhe i keni premtuar mbështetje. Nëse kjo është e vërtetë pse nuk i bojkotuat zgjedhjet presidenciale të vitit 2019-të. Çfarë keni ndryshuar nga atëherë.

A po mundohuni që të pengoni formimin e një shumice të re parlamentare të sigurojë ndryshimet kushtetuese në afat prej gjashtë muajsh pas formimit të qeverisë së re”, tha Mexhiti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se tani kur BDI duhet të merr përgjegjësi për skandalet korruptive, po përpiqet që të keqpërdor vullnetin e popullit shqiptar.

Mexhiti tha se pas 8 majit do të ketë qeveri të re me VLEN-in në qeveri, do të ketë shumicë të badenterit dhe do të sigurohen fundamentet e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit./Telegrafi/

 

The post Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";