Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, sonte në “Top Temë” në televizionin “Telma” tha se Abdush Demiri është kandidati i bllokut opozitar shqiptar “Bashkimi Evropian për Ndryshim” për anëtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), përcjell Telegrafi.
Sipas Mexhiti, kandidati i tyre i plotëson kushtet dhe do të aplikojë për shpallje. Ajo pozitë në KSHZ, duhet të plotësohet sa më shpejt që, siç tha ai, të ndalen spekulimet se Qeveria po përgatit zgjedhje të padrejta.
Vetë fakti që është kërkuar mendim nga një komision në Kuvend për të përcaktuar se kujt i takon ajo ulëse, do të thotë se po përgatitet një skenar, tha Mexhiti, duke shtuar se qëllimi është që ata të jenë jashtë fushatës mediatike dhe kanë anëtarë në komisionet zgjedhore.
Pas emërimit të Krenar Llogës për ministër të Drejtësisë, një vend në KSHZ ka mbetur vakant, i cili duhet të plotësohet nga një përfaqësues i opozitës.
Demiri, i cili është anëtar i Lëvizjes Besa, është emëruar drejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020. /Telegrafi/
The post Mexhiti: Abdush Demiri është kandidat i opozitës shqiptare për anëtar në KSHZ appeared first on Telegrafi.