Plenumi i mësimdhënësve kërkon rritje të pagës për gjithë punonjësit në arsim, ndërsa kjo rritje duhet të jetë për 20% që nga janari i vitit të ardhshëm.

Kjo kërkesë, sipas plenumit, vjen për shkak të rritjes së çmimeve si dhe rritja e pagës minimale në shtet.

Në kërkesën që e drejtojnë deri te ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, Plenumi i mësimdhënësve thekson se në anketën që e kanë zbatuar, shumica e anëtarëve të tyre kanë deklaruar se nuk janë të kënaqur me të hyrat aktuale.

“Punëtorët në arsim meritojnë standard më të mirë jetësor dhe më shumë mjete për ekzistencë dhe për këtë shkak kërkojmë nga ju seriozisht t’i qaseni kërkesës sonë dhe ta realizoni”, thuhet në kërkesën e plenumit ndaj Carovskës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mësimdhënësit e Maqedonisë kërkojnë rritje të pagave nga janari për punonjësit në arsim appeared first on Telegrafi.