
Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një video-konferencë me kuvendarët e kontinentit evropiane, ka thënë se udhëheqësia gjermane ballafaqohet me vështirësi për mbajtjen e seancës së parë ndërqeveritare Maqedoni e Veriut – BE.
Merkel ka thënë se ka akoma nevojë për negociata në mes Shkupit dhe Sofjes, duke shtuar se ekzistojnë mundësi për Maqedoninë e Veriut.
“Ne ballafaqohemi me vështirësi në mbajtjen e seancës së parë ndëqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka arritur përparim të madh, por nuk dihet nëse do të kemi sukses pasi ka akoma nevojë për negociata në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Merkel.
E pyetur nga deputetët, Merkel tha se shpreson që Maqedonia e Veriut deri në fund të vitit do t’i nis negociatat me BE-në.
Sipas saj, Procesi i Berlini është treguar si iniciativë e mirë që jep rezultate./Telegrafi/
The post Merkel: Maqedonia e Veriut akoma ka mundësi për nisjen e negociatave me BE-në appeared first on Telegrafi.