Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në konferencë për media foli edhe për aderimin e nënkryetarit të PDSH-së, Azen Sadiku në Aleancën për Shqiptarët.

Në pyetjen se si e komenton daljen nga partia e Sadikut dhe akuzat që i drejtoi ai, kreu i PDSH-së tha se me rëndësi është që Azemi ka fituar dhe këto gjërat tjera janë të parëndësishme.


Azem Sadiku: Më shiti Menduh Thaçi, punoi kundër meje në rrethin e dytë zgjedhor
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Merremi me mend, nëse nuk do të fitonte. Sa do të ishin akuzat ndaj meje dhe kjo është e rëndësishme”, tha Thaçi.

Ai tha se nëse nuk ka dashur ai, Azem Sadiku nuk do të fitonte zgjedhjet në Studeniçan.

“Krejt Studeniçani e dinë se po të mos ishte ky gjoks ai s’do të fitonte zgjedhjet, por unë jam i ndershëm, i përcaktuar dhe nuk tradhëtoj”, u shpreh Thaçi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Menduh Thaçi: Krejt Studeniçani e dinë se po të mos ishte ky gjoks, Azemi nuk do të fitonte zgjedhjet appeared first on Telegrafi.