Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi u shpreh i pakënaqur nga rezultati i PDSH-së në këto zgjedhje, megjithatë tha se mbetet i kënaqur nga shpërfytyrimi i Ziadin Selës.

“Jam shumë i kënaqur nga shpërfytyrimi i Ziadin Selës. Kështu përfundojnë të gjithë tradhtarët si Ziadin Sela. Ka pasur më parë si Rufiu, Imer Selmani e Hisni Shaqiri, jam shumë i gëzuar”, tha Thaçi.

Ai shtoi se kanë arritur ta ruajnë votën në Tetovë dhe se këto zgjedhje kanë qenë të vështira për PDSH-në.

“Nuk pranuam të bëjmë koalicion me askënd i cili nuk është i gatshëm ta marrë parasysh programin tonë, megjithatë ky është rezultati kapital”, tha Thaçi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Thaçi po ashtu u shpreh se do të ndodhë ringjallja e PDSH-së./Telegrafi/

The post Menduh Thaçi: Jam shumë i kënaqur që e pash shpërfytyrimin e Ziadin Selës appeared first on Telegrafi.