Drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Rexhep Memedi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka thënë se informacionet që rrjedhin jozyrtarisht nga Klinika e Fëmijëve shpesh kanë tendencë politike dhe për informatorët nuk ka rëndësi jeta e fëmijëve por karrigia e drejtorit. Kjo pason pas tre vdekje në një periudhë kohore në Klinikë.
Memedi ka publikuar një tabelë me shkallën e vdekshmërisë në Klinikën e Fëmijëve në vitet e fundit, e cila sipas tij ishte tre herë më e lartë krahasuar me këtë vit. Sipas drejtorit, në muaj ka pasur mesatarisht 9 vdekje.
Në këtë tabelë qartë është e dukshme se në vitet e kaluara, kur në pushtet dihet kush ka qenë- vdekshmëria në Klinikën e fëmijëve ka qenë deri edhe 3 herë më e lartë në krahasim me këtë vit! Ka pasur mesatarisht deri 9 vdekje në muaj!
Për këto informacione zyrtare dhe të tjera, javën e ardhshme do ta njoftoj opnionin përmes mediave elektronike, në Pres konferencë.
Në këto 4 muaj, sa jam u.d drejtor i Klinikës Univerzitare për sëmundje të fëmijëve, gjatë skanimit të gjendjes në Klinikë kam hasur në shumë probleme të shtresuara me vite të tëra e të pazgjidhura! Disa prej tyre janë defekte me rrezik të lartë, të cilat i kemi adresu me urgjencë dhe tani jemi në fazën e sanimit të tyre.
Opinioni do të jetë i informuar me kohë për të gjitha punimet që jemi duke realizuar në Klinikën e fëmijëve, shkruan Memedi në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/
The post Memedi: Nga periudha që jam emëruar drejtor është ulur për tre herë numri i vdekjeve të fëmijëve appeared first on Telegrafi.