Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani në TV21 tha se nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, pasi siç theksoi “ajo është një realitet i pamohueshëm”.

Meidani tha se, gjuha shqipe është një e drejt kushtetuese e fituar dhe shtoi se, është e çimentuar bë themelet e këtij shteti.

“Nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, është një realitet i pamohueshëm këtu, në Shqipëri dhe në rajon. Nuk I kuptoj nuancat dhe nuk dua të hyjë në të tilla diskutime që kryeministri i definoi si labirinte juridiko apo gazetareske të çështjes”.

“Çështja e gjuhës shqipe është një çështje e të drejtave kushtetuese në këtë vend dhe për rrjedhojë është e çimentuar në themelet e këtij shteti. Mos keni asnjë shqetësim se është një e drejtë kushtetuese e fituar dhe një nga pilarët e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Meidani./TV21/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Meidani: Gjuha shqipe është e çimentuar në themelet e Maqedonisë së Veriut, nuk ka asgjë që e cenon appeared first on Telegrafi.