Pritshmëritë janë që kulmi me llojin e virusit omicron të jetë në javën e parë ose të dytë të shkurtit, thotë mjeku Zllate Mehmedoviq për “Magazin”.
“Varianti Omicron është më i butë se delta dhe kjo është vërtetuar përmes procesit të shtrimit në spital. Ka një numër më të vogël pacientësh që kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, por duhet t’i kushtojmë vëmendje numrit të të sapoinfektuarve, numri i lartë mund të përkthehet në shtrim në spital.
Shikojmë që kemi ende një numër dyshifror të vdekjeve, ditët e kaluara kishte 24 vdekje nuk janë të gjitha nga omicron ndoshta i përkasin deltës, por omicron është ende një sëmundje nga e cila mund të sëmuresh rëndë dhe nga e cila mund të vdesësh, dhe duhet të kemi kujdes se si sillemi”, tha Mehmedoviq.
The post Mehmedoviq: Omicron ende është një sëmundje nga e cila seriozisht mund t’ju përkeqësohet shëndeti appeared first on Telegrafi.