Mehmedoviq: Nëse njerëzit infektohen qëllimisht me Omicron, ata do të shkaktojnë një zinxhir transmetimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeku Zllate Mehmedoviq në një prononcim për “Fokus” thotë se askush nuk mund të thotë me siguri se omicron do të jetë varianti i fundit me të cilin do të përfundojë pandemia.

“Mendoj se një problem serioz është promovimi i tezës së ekspozimit të qëllimshëm ndaj këtij varianti relativisht të “butë” të virusit për të krijuar superimunitet, madje edhe për të nxitur mosmbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, për të mos mbyllur restorantet dhe kafenetë si dhe të mos përdoren certifikata të vaksinimir”, shpjegon Mehmedoviq.

Mehmedoviq mbetet i mendimit se nëse njerëzit infektohen qëllimisht duke pritur që varianti omicron të jetë më i lehtë, ata potencialisht do të shkaktojnë një zinxhir transmetimi (efekt domino) dhe do të vërshojnë sistemin tashmë të mbingarkuar të kujdesit shëndetësor./Telegrafi/

The post Mehmedoviq: Nëse njerëzit infektohen qëllimisht me Omicron, ata do të shkaktojnë një zinxhir transmetimi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy