Ambasada e parë për fëmijë në botë “Megjashi”, njoftoi se shpreh shqetësim serioz për problemin aktual me transportin publik të qytetit dhe situatën me NTP Shkup. Në një letër drejtuar mediave, prej atje theksojnë se ofrimi i transportit publik të përballueshëm dhe të besueshëm është një e drejtë themelore e çdo fëmije dhe të riu.

“Për të siguruar këto të drejta, duhet të sigurohet, rregullsia dhe vazhdimësia e linjave të transportit. Mos ofrimi i transportit publik ka një ndikim të madh negativ në jetën e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të rinjve që varen nga transporti publik për të shkuar në shkolla dhe institucione arsimore”, thuhet në njoftim.

Në reagim, shkruhet se institucionet kompetente janë “të ngujuara në kalkulime politike” dhe nuk ofrojnë organizim adekuat të transportit publik, gjë që siç thuhet “kërcënon drejtpërdrejt të drejtat elementare të fëmijëve, mbi të gjitha të drejtën për arsimim”.

“Pa linja të rregullta të autobusëve, nxënësit dhe studentët janë të detyruar të përballen me vështirësi të mëdha në transportin e përditshëm, duke çuar në mungesë të mësimit dhe mungesë të mundësive arsimore. Kjo situatë është e papranueshme dhe nuk duhet të justifikohet. Disa zhvillime në shoqëri nuk duhet të justifikojnë dhe ndjekin interesat politike. Është e rëndësishme të theksohet se qytetarët nuk duhet të mbahen peng të lojërave politike dhe të vuajnë nga vendime që prekin nevojat dhe të drejtat e tyre elementare”, thuhet në reagim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Megjashi” apelon tek të gjitha institucionet kompetente “të marrin masa urgjente për vendosjen e linjave të rregullta dhe të besueshme të autobusëve që do të mundësojnë rrjedhën normale të arsimit dhe jetës së përditshme të fëmijëve, si dhe të qytetarëve në tërësi, pavarësisht nga mosha apo përkatësia e tyre politike”.

The post Megjashi: Autoritetet t’u sigurojnë fëmijëve dhe të rinjve transport të rregullt publik appeared first on Telegrafi.