Prokuroria jep detajet e para për zjarrin në Tetovë, 14 viktima të konfirmuara
BBC gjithashtu ka transmetuar deklaratën e zv.shefit të zjarrfikësve në Tetovë, Sasho Trajkovski, i cili ka thënë se zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe, ndërsa sipas tij, është shkaktuar nga shpërthimi i një bombolës me oksigjen.
Për këtë ngjarje
Tragjedi e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Tetovës, ku zjarri ka kapluar spitalin modular, të ndërtuar për pacientët me COVID-19.
Sipas informacioneve të fundit zyrtare nga Prokuroria, numri i viktimave të konfirmuara është 14, ndërsa po vazhdojnë ekspertizat për zbardhjen e rrethanave.
Për këtë rast tragjik në Tetovë, kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare.
BBC raporton për dhjetë të vdekur nga ky zjarr, ndërsa ka përcjellë edhe reagimin e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe.
Lexo po ashtu:
Prokuroria jep detajet e para për zjarrin në Tetovë, 14 viktima të konfirmuara
BBC gjithashtu ka transmetuar deklaratën e zv.shefit të zjarrfikësve në Tetovë, Sasho Trajkovski, i cili ka thënë se zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe, ndërsa sipas tij, është shkaktuar nga shpërthimi i një bombolës me oksigjen.
Për këtë ngjarje ka raportuar edhe “Al Jazeera”, duke e përshkruar atë si tragjedi të rëndë.
“Dhjetë të vdekur nga zjarri në spitalin e përkohshëm COVID në Maqedoninë e Veriut”, është titulli i Al Jazeera.
Lexo po ashtu:
Gjithçka që dihet zyrtarisht nga zjarri në spitalin modular në Tetovë
Ndryshe, sipas informacioneve zyrtare nga Prokuroria Themelore e Maqedonisë, deri tani janë konfirmuar 14 viktima.
Ende nuk dihet numri i pacientëve të cilët kanë qenë të hospitalizuar në këto covid-qendra, të cilat u ndërtuan para disa muajve, për të trajtuar pacientët me coronavirus.
Rastet me COVID-19 në RMV që nga mesi i gushtit filluan të rriten, me çka Qeveria miratoi masa të reja kufizuese.
Tetova, e banuar kryesisht me shqiptarë, është qyteti i dytë pas Shkupit, me më shumë raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/
The post Mediat ndërkombëtare shkruajnë për zjarrin tragjik në Tetovë appeared first on Telegrafi.