Sipas gazetës bullgare “24 orë”, Bullgaria do të lejojë Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat për anëtarësimin në BE, në këmbim të një garancie, e cila do të mund të bllokojë vendin tonë në çdo kohë.
Sipas gazetës, ideja e politikanëve me ndikim evropian është të garantojnë Bullgarinë se nuk do të “mashtrohet më”, por gjithashtu Shkupi të mos humbasë shansin për anëtarësim të plotë në BE.
“Bullgaria do të ketë të drejtën e vetos në çdo kohë, ndërsa Maqedonia do të mund të fillojë negociatat e pranimit për 10 ditë. Kjo mund të ndodhë nëse të gjitha çështjet e diskutueshme përfshihen në udhërrëfyesin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, e cila do të miratohet nga Këshilli i BE-së”, shkruan “24 orë”.
E njëjta media raportoi dje se Bullgaria nuk është e vetmja në bllokadën e pranimit të Maqedonisë në BE, por që ajo ka mbështetjen e të paktën dy vendeve të tjera të BE-së, duke përfshirë Hollandën dhe Danimarkën.
Kjo u pasua nga një mohim nga Ambasada hollandeze në Shkup, si dhe Ministria e Punëve të Jashtme daneze./Telegrafi/
The post Mediat bullgare: Sofja mund të heq veton për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.