Nëse Shkupi nuk ndryshon taktikat e saja dhe nuk bën lëshime serioze në çështjen e mosmarrëveshjeve historike me Sofjen, rruga e Maqedonisë së Veriut ndoshta do të bllokohet, sipas mediumi bullgarë “Mediapool”.

Sipas këtij mediumi, duke cituar burime diplomatike, ka gjithnjë e më shumë janë mundësitë që Bullgaria të mos pranojë të mbajë komision ndërqeveritar për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE, e planifikuar për në dhjetor.

“Duke pasur parasysh pozicionin kornizë të parlamentit Bullgar, i cili u miratua me konsensus politik dhe kombëtar në 2019, qeveria nuk ka zgjidhje dhe do të bllokojë Maqedoninë e Veriut, nëse Shkupi nuk bën diçka thelbësore, domethënë nuk do të shmangë pengesat në procesin evropian”, thonë burimet diplomatike për mediumin bullgar.

Sipas parlamentit, Sofja i bën thirrje Shkupit të refuzojë gjuhën e urrejtjes ndaj bullgarëve, të heqë nga monumentet mesazhet e tilla si “okupatori fashist Bullgar”, të braktisë idenë e pakicës kombëtare maqedonase në Bullgari dhe formulimin “gjuhë maqedonase”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Politico”: Bullgaria do t’i thotë “jo” konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mediat bullgare: Nëse Shkupi nuk ndryshon taktikat e saja, Sofja do t’i bllokojë rrugën drejtë BE-së appeared first on Telegrafi.