Vetëm një ditë pasi ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska nga radhët e OBRM-PDUKM-së refuzoi t’ia japë mediave dokumentin me të cilin pretendon se ka paraqitur kërkesë për anulimin e shtetësisë bullgare, agjencia bullgare e lajmeve BGNES ka marrë informacione nga burime të Ministrisë bullgare të Drejtësisë se Bozhinovska nuk ka dekret për heqjen e shtetësisë.

Nga aty shtojnë se Bozhinovska ende është shtetase bullgare.

“Ministrja maqedonase e Energjisë Bozhinovska deri më tani është shtetase bullgare. Sipas informacioneve nga burime të agjencisë BGNES, në Ministrinë e Drejtësisë, të cilët dëshirojnë të mbesin anonimë, Bozhinovskës nuk i është lëshuar dekret për lirimin e saj nga shtetësia bullgare. “Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë në Sofje raportuan se procedura për heqjen dorë nga shtetësia bullgare nuk përfundon me paraqitjen e një kërkese”, raporton BGNES.

Në konferencën e djeshme për media, e pyetur nëse me dokumente mund të konfirmojë se nuk është më shtetase bullgare dhe nëse ka vetëdije bullgare, Bozhinovska u përgjigj vetëm se do të konsultohet me një avokat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mediat shkruanin për shtetësinë bullgare edhe kur Bozhinovska ishte propozuar për ministre të Energjetikës.

Më pas ajo pretendoi se nuk kishte më nënshtetësi bullgare dhe se e kishte për kompaninë e saj në Kroaci.

The post Media bullgare tha se ministrja e OBRM-PDUKM-së është shtetase bullgare, Bozhinovska: Duhet të konsultohem me avokatin tim për këtë çështje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";