Media bullgare: Shkupi në mënyrë kategorike refuzon “ofertën” e Sofjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Portali bullgar “Mediapool” shkruan sot se Shkupi kategorikisht e refuzoi ofertën e Sofjes, sipas së cilës Bullgaria duhet të pranojë gjuhën dhe identitetin maqedonas, por Maqedonia duhet të pranojë se ata kanë bazë bullgare. Kështu, shkruan mediumi, bëhet më e besueshme se Bullgaria do të bllokojë miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut muajin tjetër dhe konferenca e parë ndërqeveritare e planifikuar për në dhjetor.

Media citoi Kryeministrin Zoran Zaev të thoshte se “ne nuk do të negociojmë mbi identitetin dhe gjuhën maqedonase, sepse ato janë linjat tona të kuqe”. Mesazhi i Kryeministrit përcillet edhe më shumë se ai pret lëshime nga Sofja në lidhje me gjuhën maqedonase dhe popullin dhe se nuk do të ketë marrëveshje të re ose aneks me Bullgarinë.

Nga qeveria bullgare nuk komentuan për shkrimet e “Politico” mbi ofertën e tyre, por burime diplomatike bullgare thanë për “Mediapool” se nuk kishte përparim në këtë çështje dhe se Maqedonia nuk po pranonte kushtet bullgare. Ministritë e jashtme të të dy vendeve janë në negociata të vazhdueshme, por sipas tyre nuk ka zgjidhje për çështjen. Megjithëse, sipas të njëjtë media, zv. kryeministri Krasimir Karakaçanov ankohet për presionin evropian për të lejuar Maqedoninë të fillojë negociatat, Sofja mbetet e palëkundur në synimin e saj për të ndaluar Maqedoninë e Veriut nëse nuk bën lëshime të vërteta.

Bullgaria do të këmbëngulë që kërkesat e saj të përfshihen në kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut, përndryshe miratimi i saj mund të bllokohet nga Sofja./Telegrafi/

Advertisement

The post Media bullgare: Shkupi në mënyrë kategorike refuzon “ofertën” e Sofjes appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy