Mediumi bullgarë “24 çasa” raporton se kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit, Danella Arsovska, nuk ka letërnjoftim bullgarë.
“24 çasa” shkruan se pasi deputetja Slavjanka Petrovska nga LSDM-ja e akuzoi Arsovskën për nënshtetësi bullgare, doli skandali me “shije bullgare”.
Ata deklarojnë se është publikuar një kopje e letërnjoftimit, me një diferencë prej një germe në emër. Kopja tregon një dokument që është lëshuar në vitin 2017 me adresë në Petrich dhe është i vlefshëm deri në vitin 2027.
Gazetari i tyre ka kontrolluar bazën e të dhënave për dokumente personale dhe nuk ka asnjë person që ka lindur më 20 dhjetor 1979 me numrin e shënuar në letërnjoftim./Telegrafi/
The post Media bullgare kontrolluan dhe raportuan se Danella Arsovska nuk ka letërnjoftim bullgarë appeared first on Telegrafi.