Pasi ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Gjoko Vellkovski e shkarkoi drejtorin e Qendrës për Punë Sociale në Radovish, Aleksandar Filev, Qeveria e anuloi vendimin dhe tani Filev kthehet në pozitën e drejtorit.

Zyra e ministrit njoftoi se drejtori është shkarkuar për shkak të dëmtimit të rëndë të reputacionit të institucionit. Nga aty shtojnë se Filev u arrestua muajin e kaluar për sjellje agresive ndaj policëve në gjendje të dehur, ndërsa më parë ishte arrestuar për trafik ilegal droge.

Sipas ministrit Vellkovski, vendimi i Qeverisë është i palogjikshëm dhe i pamoralshëm. Në anën tjetër, sipas zëvendësministres plotësuese të Punës nga radhët e LSDM-së, Jovana Trençevska, shkarkimi i drejtorëve me vendim të njëanshëm gjatë zgjedhjeve është vepër e kundërligjshme.

“Ligji për Qeverinë parasheh që zëvendës- ministri plotësues së bashku me ministrin, të shqyrtojë dhe të nënshkruajë të gjitha aktet dhe dokumentet, dhe nëse kjo nuk bëhet, aktet dhe dokumentet e tilla nuk prodhojnë efekt juridik”, njoftojnë nga zyra e Trençevskës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Me vendim të Qeverisë, rikthehet në vendin e punës drejtori i shkarkuar i Qendrës për Punë Sociale në Radovish appeared first on Telegrafi.