Me vendim të Qeverisë, një pjesë e qytetarëve që u liruan nga puna duhet të kthehen në vendet e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e 74 të mbajtur dje, Qeveria e Maqedonisë ka sjellë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për masat për parandalimin e COVID-19.

Qeveria e ka pranuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive me çka prindërit me fëmijë deri në moshën 10 vjeçare, në këtë periudhë të kthehen në punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria informojnë se me këtë vendim në vendet e tyre të punës do të duhet të kthehen edhe të punësuarit në institucionet që lidhen me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme (psh: KSHZ, Gjykatat Themelore, Administrative e tjerë).

Ndryshe, pas përhapjes së COVID-19, Qeveria me dekret vendosi t’i lirojë nga punë prindërit me fëmijë nën moshën 10-vjeçare./Telegrafi/

Advertisement

The post Me vendim të Qeverisë, një pjesë e qytetarëve që u liruan nga puna duhet të kthehen në vendet e tyre appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy