Në 24 orët e fundit, në zonën e komunave Dibër dhe Qendra Zhupa, që janë nën juridiksionin e Departamentit të Punëve të Brendshme të Dibrës, është prishur rendi publik dhe qetësia me sulm fizik.
“Dje në ora 8:15, në rrugën “8 Shtatori” në Dibër, u prish rendi publik dhe qetësia me sulm fizik të kryer nga S.B. (65) ndaj SH.B. (49), të dy dibranë.
Departamenti i Punëve të Brendshme do të paraqesë akuza kundër sulmuesit”, konfirmoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Departamentit të Punëve të Brendshme të Ohrit.
Ai shtoi se në 24 orët e kaluara në këtë zonë nuk ka pasur shkelje të orës policore dhe zbatimit të masave për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e Kovid-19.
Gjithashtu, nuk janë regjistruar vjedhje dhe aksidente trafiku Siç informojnë nga Shtabi Operativ i Komunës në këtë komunë, për ditën e 33- të radhazi, nuk ka të infektuar të rinj ndërsa në vetizolim janë 14 persona, të cilët më parë, pas kthimit nga jashtë, ishin në karantinë shtetërore./MIA