Dy të tretat e të rinjve (64.8%) në vend janë të pakënaqur me vendin e tyre në shoqëri, tregon studimi “Pjesëmarrja socio-politike e të rinjve: pabarazi, pasiguri dhe pritshmëri të ndryshme”, i përgatitur në bashkëpunim me Fondacionin për Demokraci “Westminster”.

Studimi tregon se 58% e të rinjve do të largoheshin nëse u jepej mundësia. Nga këto, vetëm 6.9% do të ktheheshin në vend. Më shumë se gjysma e të rinjve (56%) rrallë ose kurrë nuk i ndjekin dhe nuk janë të interesuar për ngjarjet politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Studimi tregon se 69% e të rinjve nuk u konsultuan kurrë nga institucionet, krahasuar me një të tretën (27%) që u konsultuan në nivel lokal ose kombëtar. Numri i të anketuarve që nuk u konsultuan kurrë është ulur me 15% në krahasim me sondazhin e vitit 2019, që është një përmirësim. Rëndësia e përfshirjes dhe veprimtarisë së brezave të rinj tregohet nga fakti se të rinjtë që janë të përfshirë në organizimin e të rinjve, kanë pasqyrë më pozitive për veten dhe vendin e tyre në shoqëri.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është temë e rëndësishme për të rinjtë, por optimizmi i tyre ka rënë në krahasim me vitin 2019. Pothuajse gjysma (44%) e të anketuarve besojnë se vendi do të bëhet anëtar i BE -së, dhe viti mesatar në të cilin ata mendojnë se kjo mund të ndodhë është 2026.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pothuajse 8 nga 10 të rinj (77.3%) mendojnë se autoritetet pjesërisht ose aspak nuk kujdesen për ta dhe nevojat e tyre.

Sondazhi është kryer nëpërmjet telefonit nga Instituti TIM në vitin 2020, ndërsa është përpunuar nga Forumi i Edukimit Rinor dhe Fondacioni për Demokraci “Westminster”./Telegrafi/

The post Më shumë se gjysma e të rinjve në Maqedoni do të shpërnguleshin nëse ju vjen mundësia appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";