
Qeveria e RMV-së e ka dorëzuar në Kuvend propozim-ligjin për amnisti, informojnë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit.
Propozim-ligji është propozuar të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërsa ai tashmë është dorëzuar tek të gjithë deputetët nga ana e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, është kërcënuar se do ta braktisë seancën e Kuvendit, nëse propozim-ligji për amnisti sillet me flamur evropian.
Dje kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, tha se deputetët e partisë së tij do ta lëshojnë Kuvendin nëse propozim-ligji për amnisti sillet në Kuvend me flamur evropian./Telegrafi/
The post Me procedurë të shkurtuar, propozim-ligji për amnisti dorëzohet në Kuvendin e RMV-së appeared first on Telegrafi.